Categories Kuriozitete

Historia frymëzuese që do t’ju zbukurojë të dielën

Një ditë, një i ri takon një të moshuar.

-Më mbani mend?

-Jo.

-Kam qenë nxënësi juaj.

– O gëzohem. Si je? Me çfarë merresh tani?

-Jam bërë mësues.

-Gjykon se je i mirë në punën tënde?

-E vërteta është po. Ju më frymëzuat dhe doja t’ju ngjaja.

Kurreshtar i moshuari, pyet të mësoj se çfarë i mbeti në mendje që e frymëzoi në këtë shkallë saqë donte ti ngjante. Dhe i riu i rrëfeu historinë e mëposhtme:

-Një ditë një nxënës i klasës që ishte dhe shoku im, erdhi në klasë dhe më tregoi një orë të re shumë të bukur që mbante në xhep. Nuk ju përmbajtja tundimit dhe e vodha. Pas pak vuri re që i mungonte ora nga xhepi dhe menjëherë njoftoi profesorin që na jepte mësim atë moment në klasë, dhe ishit ju.

Ju në vazhdim, iu drejtuat klasës dhe thatë:

– Ora e një nxënësi të kësaj klase u vodh në këtë orë mësimi. Kush e vodhi, ju lutem ta kthej menjëherë. – Kur mendova turpin e poshtërimit përpara gjithë shokëve të mi të klases, nuk guxova ta dorëzoja. Pastaj ju mbyllët derën, na thatë të qëndrojmë të gjithë në këmbë sepse do kontrollonit xhepat e gjithë nxënësve derisa ta gjenit. Por vendosët një kusht. Të gjithë duhet ti kemi sytë mbyllur të mos shikojmë fajtorin. Dhe kështu u bë. Kur arritët tek unë, e gjetët në xhepin tim dhe e morët. Por vazhduat të kërkonit në xhepat e të gjithëve dhe kur mbaruat thatë:

«Dhe tani mund të hapni sytë, Ora u gjend!» Nuk zutë emrin tim në gojë dhe as më tërhoqët vërejtje mënjanë. Prisja të më qortonit dhe të më bënit moral, por as këto nuk ndodhën. Atë ditë, ju shpetuat dinjitetin tim. Ajo ditë, ishte dita më e turpshme e jetës sime dhe më dhatë me mënyrën tuaj një mësim të fortë.

E kujtuat tani rastin z. Profesor?

-Po, duke të dëgjuar, i kujtova të gjitha. Por ka diçka që nuk më kujtohet, dhe ai je ti, sepse dhe unë i kisha sytë e mi mbyllur kur ju kontrolloja të gjithëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME