Categories Lajme

Historia në BOOM: 13-vjeçarja nga Lushnja që jeton mes varfërisë dhe tmerrit

Emisioni BOOM në RTV Ora trajtoi sot rastin e Dallëndyshe Shtagës, 40-vjeçarja që banon në fshatin Allkaj të Lushnjes, e vetme me vajzën  e saj 13 vjeçare pas vdekjes së bashkëshortit. Ishte gusht i vitit 2014 kur bashkëshorti i Dallëndyshe Stagës u nda nga jeta. Sot 6 vite më pas 40-vjeçarja jeton në varfëri të plotë ndërkohë që shtëpia rrezikon shembjen nga momenti në moment.

Dallëndyshe Staga:  Kam 14 vite që kam ardhur këtu. Bashkëshorti ka vdekur. Më ka lënë një fëmijë 7 vjecce.  Tani është 13 vjeçe. Kush më kërkon vete punoj. Punë fshati, qërojmë presha , gjëra. Nuk kam asgjë. Asnjë të ardhur nuk ka. Ç’punoj ha.  Shumë vite jetojmë në këtë shtëpi, këtu rrimë, këtu hamë, këtu pimë. Ç’bie jashtë hyn brenda Kur iki në punë iki me frikë se mos i bie fëmijës tavani në kokë. E kam kokën mbrapa kur iki.

Ajo tregon se nga Bashkia e Lushnjes nuk merr asnjë ndihmë.

Dallëndyshe Staga:  Kam vajtur por asnjë nuk më ka ndihmuar. Nuk kam asnjë ndihmë, nuk më ndihmon njeri. Kam 7-8 vite që nuk vë gjumë në sy. Mendoj tërë natën si do bëj, si do ha, si do pi. Sado që flas kështu po jam shumë e mpirë, shumë e lodhur nga hallet nga streset. Ju lutem shqiptarëve kudo që janë, të më ndihmojnë mes sa kanë mundësi, të kem dhe unë një shtëpi. Aurora është vajza e Dallëndyshes, por ndryshe nga bashkëmoshataret, ajo e ka të pamundur për të zhvilluar mësimin online. Por për më tepër dëgjojmë vetë dëshminë e saj.

Aurora Shtaga: Jam 13 vjeçe, shkoj në klasë të shtatë. Kam dhe mësimin online por nuk hyj dot, nuk kam mundësi të regjistrohem te akademia, ku hyjnë gjithë nxënësit sepse nuk kam telefon dhe internet. Në shtëpinë time ndodh që hyjnë dhe minjtë se nuk kemi dyer dhe shtëpia është shumë e vjetër. Hyjnë dhe gjarpërinjtë. Po të shohësh poshtë ka vrima miu, ku hynë e dalin gjatë natës më shpesh. Ndodh të trembem, bërtas dal përjashta.

Emisioni “BOOM apelon të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen që të ndihmojnë me aq sa munden ketë familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME