Categories Lajme

Historia trishtuese/Studentja e shkëlqyer e “Financës’ iu “thyen” zemrat shqiptarëve: S’do mjaftonte një roman të tregoja vuajtjet!

Ajo quhet Fatbardha, studion për financë kontabilitet në Tiranë. 21-vjeçarja nuk ka një jetë të lehtë. Babai i ka ndërruar jetë kur ishte e vogël

Gjithçka është e vështirë në Tiranë, banesa me qira në një dhomë të vogël me të ëmën, shokë dhe shoqe nuk ka, madje nga vështirësitë që has thotë se do donte të ishte një djalë!

Historia e saj trishtuese publikohet në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku 21-vjeçarja shprehet mes lotësh se nuk do të mjaftonte as një roman për të treguar vuajtjet.

“Unë jam Fatbardha Allko, 21 vjeçe. Me origjine jam nga Skrapari, por jam rritur ne Sarande. Jeta ime ka qene një sfide e vërtete. Kam kaluar një fëmijë shumë të vështire. Babai ndërroi jete kur isha vetëm 6 vjeç, gjithmonë më ka munguar mbështetja e tij. Sot, jetoj me nënën një dhome me qera, në Allias, në një lagje periferike e Tiranës. Kam mbaruar shkollën e mesme profesionale për ekonomi biznes dhe vazhdoj studimet për Finance Kontabilitet, në një universitet privat, ku kam fituar burse te plote.

Dëshira ime është qe te mbaroj studimet dhe me pas te gjej një pune në Sarandë, ne qytetin ku jam rritur. Tirana me duket e zhurmshme, njerëz qe ikin e vijnë ngado, njerëz qe nxitojnë, nuk e gjej dot veten këtu. Shoqëri këtu nuk kam, pothuajse nuk dal fare, qëndroj në shtëpi me mamin. Unë dua vetëm që të kem atë afër. Edhe një roman i tërë nuk do mjaftonte për të treguar jetën time, një jetë plot peripeci, ku më është dashur të jem edhe djalë. Jeta është e vështirë, por ama është edhe e bukur, dhe unë dua ta jetoj”, shprehet Fatbardha.(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME