Categories Lajme

Hodhi gra.na.të në zyrën e kryebashkiakut, detaje të reja nga kon.flikti dhe operacioni i kërkimit

Personi në foto është Gëzim Saraçi, 50, vjeç i cili prej më shumë se 48 orësh është shpallur në kërkim policor, si autori i plagosjes së kryetarit të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, dhe sekretares së tij, Erisa Qalliu, në ditën e fundit të 2019-ës. Policia dyshimet më të forta për fshehjen e tij i ka në Berat, megjithatë burime bëjnë me dije, se ky nuk është qyteti i vetëm ku po kërkohet për Saraçin. Dhe pikërisht për kapjen e tij, policia ka vënë në dispozicion 1 mln lekë, për këdo që në kushtet e anonimatit do të mund të jap informacione të sakta për lokalizimin qe do të sjellë vënien në pranga të ish-shoferit të kryetarit Tushe.

Mëngjesin e datës 31 dhjetor, Gëzim Saraçi hyn në zyrën e ish shefit të tij, ku pas një debati për disa minuta hodhi një granatë dore, duke lënë të plagosur jashtë rrëzikut për jetën, kryetarin Fatos Tushe dhe Erisa Qalliun, e cila kishte hapur derën e zyrës për të parë se çfarë po ndodhte mes tyre. Në ato moment, pas hedhjes së granatës, Saraçi u largua qetësisht nga godina e bashkisë, për të humbur më pas gjurmët e për tu shpallur në kërkim nga policia. Tushe, në të njëjtën ditë pas marrjes së trajtmit të specializuar, doli nga spitali, ndërsa sekretarja e tij, pësoi dëmtime më të rënda në pjesën e fytyrës, dorës dhe këmbës.

Nga burime brenda bashkisë thuhet se konflikti ka lindur në vitin 2017 kur kryebashkiaku e largoi nga puna ish shoferin e tij pasi thuhet se kishte marrë sinjalizime për shfrytëzim të pozitës së tij përballë bizneseve. Megjithatë ish shoferi vijonte të ishte në boderotë e bashkisë së Lushnjes. Sipas dëshmive thuhet se Saraçi vazhdimisht përplasej me kryebashkiakun duke e shantazhuar me ekzistencën e videove që kërcënonte se do t’i bënte publike. Por rrjedhja e ngjarjeve tregon se Tushe ka refuzuar që të bëhet viktimë e shantazhit duke sjellë edhe reagimin ekstrem të ish shoferit të tij. Hetimi i ngjarjes u kryen nga një grup i posaçëm hetimor i departamentit të policisë kriminale, të policisë së shtetit, të cilët mblodhën provat në zyrën e cila u kthye në një skenën e një atentati me dy të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME