Categories Lajme

Hodhi granatën në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe, zbardhet itinerari i arratisjes së ish-shoferit. Ka dyshime se…

Më shumë se 50 telefonata janë regjistruar në sallën operative të policisë, të cilët kanë dhënë informacion për lokalizimin e Gëzim Saraçit, personi që hodhi granatën në zyrën e kreut të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Sipas qelizave të telefonit, Saraçi, u lokalizua në qytetin e Beratit, 50 minuta pasi kishte kryer atentatin mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019. Dyshohet se 49-vjeçari është ndihmuar edhe nga personat të tjerë në Karbunarë të Lushnjes, duke ndërruar automjet dhe më pas ka vazhduar në drejtim të Beratit.

Fatmirësisht, granata ofensive ka shpërthyer poshtë një tavoline, e cila ndodhet në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe. Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë dhe që vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve është sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.

Abc News ka mësuar nga grupi hetimor se Saraçi e shantazhonte kreun e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe me publikimin e disa materialeve kompromentues, të cilat i dispononte prej më shumë se një viti. Njohja e 49-vjeçarit me kreun e Bashkisë së Lushnjes është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal në polici lidhur me shantazhet e vazhdueshme nga ish-shoferi i tij personal.

Dyshimet janë se Saraçi paracaktonte disa nga tenderat e qytetit të Lushnjes në drejtim të biznesmenëve. Në 2017, Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës, ndërsa burime nga brenda institucionit theksojnë se, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy herë të tjera. Pritet të nisin hetimet, pasi ka informacion nga administrate e bashkisë se ish-shoferi i Tushes është paguar gjatë gjithë kohës që nuk e ka ushtruar detyrën.tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME