Categories Politike

Homologu sloven i shkruan Ruçit: Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave, stabilitet për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Parlamentit të Slovenisë, Dejan Zidan, i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në letër, siç njofton zyra e shtypit, kryeparlamentari Zidan rikonfirmon se “Sllovenia do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë fort e në mënyrë të qëndrueshme perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Asambleja Kombëtare është e gatshme të ndajë, në të gjitha nivelet parlamentare, eksperiencën dhe njohuritë e saj me përfaqësuesit e Kuvendit të Shqipërisë, duke kontribuar kështu në përparimin e vendit tuaj në procesin e integrimit evropian.  Republika e Sllovenisë ka luftuar që vendimi i Këshillit Evropian në tetor të ishte ndryshe dhe i di pasojat e tij të mundshme. Guxoj të besoj që ky vendim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm është shtyrë vetëm për një kohë të shkurtër, duke qenë se është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por dhe për stabilitetin dhe begatinë e të gjithë rajonit, dhe për pasojë dhe të Bashkimit Evropian.  Kjo dhe fakti që Bashkimi Evropian e ka të gjithë kapacitetin e nevojshëm tërheqës për pranimin e anëtarëve të rinj duhet të kihen parasysh nga ato vende të rralla anëtare të BE që ende ngurrojnë t’i japin mbështetjen e tyre hapjes së negociatave të anëtarësimit.”

Kryeparlamentari sloven Zidan nënvizon gjithashtu se bashkëpunimi parlamentar midis të dy vendeve duhet të rritet dhe këtij procesi do t’i shërbejnë edhe vizitat reciproke të kryeparlamentarëve në vendet respepktive në një kohë sa më të afërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME