Categories Lajme

Hong Kong, ‘Time to calm down’ në prag të zgjedhjeve lokale

Një qetësi e pakëndshme ka rënë mbi Hong Kong sot, ndërsa qyteti po përgatitet të shkojë nesër në zgjedhjet lokale.Votimet e ditës së nesërme shihen si një referendum pas disa muajsh protesta antiqeveritare, pas disa javësh përleshjesh veçanërisht të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve.Në Universitetin Politeknik qëndrojnë ende një numër i vogël protestuesish që kërkojnë dëshpërimisht një rrugëdalje teksa të tjerët e dorëzuar janë arrestuar nga policia.Protestat në ish koloninë britanike nisën në muajin qershor, fillimisht për të kundërshtuar ligjin e ekstradimit në Kinë të të dënuarve por që u shndërruan në lëvizje në mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë.Senati amerikan ka votuar unanimisht në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Hong Kong dhe kundër shtypjes nga ana e Pekinit të lëvizjes protestuese.Ligjvënësit amerikan miratuan gjithashtu një ligj që ndalon shitjen e gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe pajisjeve të tjera të përdorura nga forcat e sigurisë për të shtypur protestat që kanë tronditur ish-koloninë britanike për muaj të tërë.Por përgjigjja e Pekinit nuk ka vonuar. Kina ka sulmuar votën unanime të Senatit amerikan, i cili miratoi ‘Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë së Hong Kongut’, dhe përmes Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ka kërcënuar me hakmarrje të pa specifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME