Categories Kuriozitete

Horoskopi 2 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Të gjithëve u mungojnë rezultate konkrete në këtë periudhë; ju nuk jeni të vetmit që përballeni me dëshërim herë pas here, por ka ditë të çmuara si kjo e sotmja për shembull që do jeni të mbushur me iniciativë dhe shpresë. Në dashuri jeni të lumtur.

Demi

Ekziston një dëshirë e madhe për ndryshim, e ndërmjetësuar nga logjika dhe sensi i përbashkët. Edhe përvoja e mbledhur tani vjen në dispozicion, gjëja e rëndësishme është të dini se si ta përdorni! Një këshillë e mirë për frontin sentimental: përpiquni të jeni të kënaqur me atë që keni, do të jeni shumë më të qetë.

Binjakët

Ju nuk do ndjeheni të kënaqur me veten, për shkak të një çështje familjare që ndërlikohet ditë pas dite. Mos humbisni në mendime dhe bëni çmos t’i vërtetoni të gjithëve se nuk je aspak fajtor për gjërat që po ndodhin. Marëdhënia në çift është relativisht e qetë, përpiquni të mos hapni diskutime që mund të shkaktojnë grindje të panevojshme.

Gaforrja

Shfrytëzojini mundësitë tuaja sa më mirë, është moment më i favorshëm! Do keni humor të shkëlqyer, do arrini rezultate të mira dhe iniciativat që merrni do të jenë të mençura dhe të vlerësuara! Një çështje familjare mbetet për tu zgjidhur. Po dashuria? Hëna në aspektin sextile do të rrisë vlerën tuaja, si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga ajo seksuale.

Luani

Kjo e shtunë është e mbushur me shumë mundësi. Do përjetoni momente të lumtura, do ndiheni i gjallë dhe do keni hapësirën tuaj të bëni çfarë të dëshironi. Do të ndiheni aktiv dhe krijues, me një dëshirë të madhe për të rinovuar gjërat përreth jush. Dashuri shumë e mirë sot.

Virgjëresha

Do të ndiheni veçanërisht aktiv dhe plot iniciativë; në këtë ditë do të keni gjithashtu ide shumë të qarta se çfarë është më mirë të bëni dhe si ta bëni atë. Prandaj do të jeni në gjendje të zgjidhni çështjet e kaluara dhe të bëni propozime shumë interesante. Një dialog i hapur dhe i sinqertë me të dashurin tuaj do t’ju ndihmojë të kapërceni një keqkuptim që ka zgjatur për disa ditë.

Peshorja

DItën e sotme do ishtë më e  mira që të qëndroni asnjanës dhe objektiv në një situatë delikate. Gjëndja me financen do jetë e mirë, më shumë para do futen në xhep sesa do dalin. Në dashuri mos e teproni me pakujdesinë. Fakti që mendoni se ajo qëndron aty dhe nuk zhduket, mund t’ju hapë probleme me partnerin.

Akrepi

Për ata që punojnë në këtë periudhë, qielli i kësaj dite premton disa probleme. Disa risi të reja të rëndësishme do t’ju shtyjnë të rinovoni veten dhe të bëni ndryshime të rëndësishme, përballë ngjarjeve të caktuara që ju kanë përfshirë së fundmi. Sensuale dhe joshëse ju do të merrni iniciativën të udhëzoni partnerin tuaj për të zbuluar ndjesi të panjohura.

Shigjetari

Çdo situatë që mund të ndodhë, përpiquni t’i përgjigjeni me durim dhe qëndroni të vendosur. Dashuria mbetet në hije, sepse jeni shumë të zënë me çështje familjare ose preferoni të jeni vetëm.

Bricjapi

Ju po përballeni me një ditë shumë pozitive, do të keni mundësi të nxirrni idetë shkëlqyese që do t’ju lejojnë të keni në dorë çdo sektor që dëshironi. Do kaloni kohë dhe do argëtoheni me miqtë dhe do të kaloni momente të bukura me të dashurin tuaj. Shkurt, të gjitha iniciativat në të cilat do të merrni pjesë do të dëshmojnë se janë shumë të këndshme!

Ujori

Ju nuk do të keni dyshime, do të dini se si të veproni për të përmirësuar imazhin tuaj social dhe të shfrytëzoni sa më shumë nga disa mundësi për të rritur fitimet tuaja. Në dashuri do përjetoni ndjenja të jashtë zakonshme të cilat do i përzieni me ndjenjat e seksit dhe do ndiheni në qiellin e shtatë.

Peshqit

Një pengesë në lidhje në disa çështje interesante, do ju mbajnë pezull. Kujdesuni për veten, trupin tuaj dhe pamjen tuaj të jashtme. Është e domosdoshme sepse kjo ditë nuk do jetë më e mira e mundshme për ju. Do jeni shumë të zënë, nervoz të lodhur pa masë dhe do keni një pamje më pak tërheqëse se zakonisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Maj 2024

Dashi Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Shfrytëzojeni pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

ZBULIMI/ Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin e piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin e mënyrës se si 31 piramida, përfshirë kompleksin e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 19 Maj 2024

Dashi Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Maj 2024

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Maj 2024

Dashi Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat…

LEXO ME SHUME