Categories Showbiz

‘Në fillim nuk e dija ç’po ndodhte’, stërmbesa e Skënderbeut flet me krenari për rrënjët shqiptare (Video)

Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenarinë e të qënit një ndër trashëgimtaret e vetme të tij. Sipas saj, ky informacioni jo vetëm ishte i panjohur për të, por njëkohësisht nuk ishte e vetëdijshme për vlerën dhe rëndësinë.

“Në atë kohë, teksa ishim duke kërkuar për pemën tonë familjare, nga këndveshtrimi im mendoj se vërtet nuk e kuptonim se çfarë do të thoshte. Teksa koha kalon jam duke mësuar më tepër mbi kulturën dhe Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai, çfarë trashëgimie të madhe ka lenë pas. Jam vërtet shumë krenare.”

Sophie nuk ngurroi të tregonte dhe për vështirësitë e hasur për shkak të humbjes së dëgjimit në veshin e saj të djathtë. Kjo erdhi papritur në jetën e saj, dhe e konsideron si sfidën më të madhe të karrierës muzikore.

“Ishte shumë e papritur, dhe të jem e sinqertë nuk mendova se do mundesha të vazhdoja karrierën time muzikore, duke kënduar apo duke luajtur në violinë. Jam rritur si person, spiritualisht. Nuk është vetëm aspekti fizik i të qenit shurdh, por dhe ato çka vijnë nga pas. Depresioni, ankthi, pranimi i njerëzve, ka pasur njerëz që nuk më kanë besuar. Kanë qeshur me mua, ose nuk e kanë marrë seriozisht. Në këtë pozicion që jam, mund të them se kam kaluar shumë dhe ekziston një rrugë që unë duhet të ndjek për shpirtin tim.”

E pyetur mbi pjesën tjetër të familjes Castriota, dhe kontakte e Sophie-s me ta, këngëtarja u shpreh:

“Nuk jam shumë e sigurt se kush janë ata. Por për shembull, kushëriri im Alessandro Castriota dhe familja e tij janë në Itali, dhe mbaj kontakte me ta. Ai është një njeri shumë i mirë. Po përpiqet të bëj mirë për familjen. Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne që të lidhemi me njëri tjetrin.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME