Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 14 Nëntor 2021

Dashi

Dita do të nisë mirë por pjesën tjetër nuk do të ketë surpriza interesante si në mëngjes. Në punë, këto ditë duhet t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve.

Demi

Sot dita është paksa e rënduar, por romanca juaj do të shohë ndryshime në datën 17. Në punë, forca e ideve tuaja është në risi, ndaj mos u dorëzoni se një lajm i mirë vjen vitin e ardhshëm.

Binjakët

Mund të nisë dita me diskutime, por gjithçka do të marrë fund shumë shpejt. Në punë, nëse keni bërë kërkesë për një çështje të caktuar, mund të merrni përgjigje.

Gaforrja

Për shkak të ndikimit të Venusit, do ta keni të vështirë ta jetoni dashurinë tuaj në qetësi. Në punë mund të pendoheni që nuk keni bërë zgjedhje drastike në të kaluarën.

Luani

Në rast se po shijoni një histori dashurie, prisni gjëra të bukura në pasdite. Ndërsa një përgjigje vendimtare që mund të prisni në punë do të vonohet edhe për pak kohë.

Virgjeresha

Cdo keqkuptim që ka lindur ditët e fundit, do të zgjidhet sot. Ndërsa po mendoni për një ndryshim në punë, tani është momenti i duhur.

Peshorja

E diela juaj mund të bëhet kaotike pasdite për shkak të ndikimit të Hënës. Në punë përfitoni nga kjo periudhë për të bërë zgjedhje të rëndësishme, mos hiqni dorë nga detyrat vetëm nga frika se mos bëni gabime.

Akrepi

Falë ndikimit të favorshëm të Hënës, mund të keni një takim të veçantë. Në punë, nëse planifikoni të realizoni një projekt, mos kini frikë nga fakti se të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.

Shigjetari

Hëna vazhdon të ketë ndikim të kundërt në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Nuk është diçka serioze, por duket sikur asgjë nuk po shkon siç duhet, të paktën në mëngjes. Në punë, sot është më mirë të distancoheni nga të gjithë.

Bricjapi

Në dashuri, sot ndjenjat tuaja janë më të forta, më të qarta. Në punë intuitat tuaja do të jenë të drejta. Për disa projekteve që keni në mendje, ju mungojnë paratë.

Ujori

Në dashuri, Venusi në shenjën tuaj do të vijë vitin e ardhshëm, por takimet e momentit janë premtuese. Në punë kjo javë mund të sjellë disa përfitime, por gjithmonë kushtojini vëmendje parave.

Peshqit

Sot është një tjetër ditë kur duhet të përfitoni nga trendi i mirë i Hënës, sidomos në mëngjes. Në punë për ata që duan të mbajnë një fjalim me një person që ka rëndësi, data 17 do të jetë mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME