Categories Kuriozitete

Horoskopi i Tetorit, këto shenja të Horoskopit do të kenë një moment shumë të keq

Më në fund ka ardhur vjeshta: jeni kuriozë të dini horoskopin për muajin tetor? Yjet do të shohin “me sy të mirë” vetëm disa shenja të zodiakut, duke i bërë veçanërisht me fat muajin e ardhshëm.

Ndërsa për të tjerat do të jetë e nevojshme të përveshni mëngët dhe të bëni pak durim duke pritur kohë më të mira.

Dëshironi të dini nëse shenja juaj e horoskopit do të jetë ndër ato me fat në tetor? Le ta zbulojmë së bashku.

Shenjat me fat sipas horoskopit të tetorit

Për të lindurit në shenjën e Dashit, muaji tetor premton fat. Fillimi i vjeshtës është koha e duhur për të krijuar njohje të reja romantike dhe miqësi të reja. Ka ardhur koha jo vetëm për të ndryshuar garderobën tuaj, por për të rinovuar edhe veten.

Tetori do të jetë muaji me fat i Gaforres. Pas muajsh fati të keq, grindjeve dhe humorit të luhatshëm, më në fund ka ardhur momenti që kanë pritur të gjithë të lindurit nën këtë shenjë uji. Mundësi të mëdha në vendin e punës, por edhe një mirëkuptim të ri me partnerin/en tuaj.

E dashur Gaforre, është koha e duhur për të surprizuar të dashurin/ën tuaj, pas muajsh në të cilët e keni lënë pas dore dhe pothuajse e keni harruar.

Edhe për të lindurit e shenjës së Luanit do të jetë një tetor plot me mundësi të reja për të kapur. Në fillim të muajit yjet favorizojnë të lindurit e kësaj shenje, duke i bërë ata veçanërisht të sigurt, të vendosur dhe simpatikë.

Të lindurit e shenjës së Peshores duhet urgjentisht të shkëputen pak nga priza në muajin tetor. Është koha e përkryer për të shkuar në një udhëtim apo aventurë fundjave. Ne kemi nevojë për stimuj të rinj dhe pak adrenalinë.

Tetori do të jetë gjithashtu një muaj me fat për Shigjetarin dhe Akrepin.

Probleme për këto shenja të zodiakut në tetor

Për të lindurit e shenjës së Demit, tetori duket të jetë një muaj i vështirë plot shqetësime dhe probleme për të zgjidhur. Ka ardhur koha që të mos e lëmë më veten të udhëhiqemi dhe të mbytemi nga situatat, por të mësojmë t’i menaxhojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fillim pozitiv dhe me fat i vjeshtës nuk do të jetë as për Binjakët. Si në punë ashtu edhe në jetën tuaj personale gjërat nuk do shkojnë mirë. Në shtëpi do të ketë diskutime të shumta dhe tensione të mëdha të cilat do të vënë në provë ekuilibrin dhe qetësinë e të lindurve në shenjën e Binjakëve.

Do të jetë një muaj “i zi” tetori edhe për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Do të ketë javë dyshimesh, frikërash dhe pasigurish. Nuk do ta keni të lehtë as në punë, as në marrëdhëniet ndërpersonale. Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen shumë të vetëm, të humbur, deri dhe të hutuar për atë se çfarë të bëjnë me jetën dhe të ardhmen e tyre.

Të lindurit në shenjën e Peshqve do të kenë probleme në punë në tetor. Pavarësisht përpjekjeve dhe vullnetit të mirë, yjet nuk janë të favorshëm dhe do të ketë javë konfliktesh dhe stresi të konsiderueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME