Categories Lajme

Hotelet me 5 yje në dispozicion të të prekurve nga tërmeti, Rama: Do ktheheni në shtëpi të reja

TIRANË, 28 nëntor/ATSH – Strukturat hoteliere në Durrës kanë vënë në dispozicion të gjithë shtretërit për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama ishte në Golem, aty ku një tjetër hotel me 5 yje është kthyer në strehën e 13 familjeve të para që kanë mbërritur nga zonat më të prekura dhe ku trajtimi nga i gjithë stafi hotelier është i klasit të parë.

“Deri tani janë 12 familje që kanë ardhur. Kemi vende për 100 familje,” shprehet Astriti, pronar i “Bonita Hotel”. Kryeministri e siguroi se qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet, ndërsa kërkoi që të gjitha familjet që i kanë shpëtuar tërmetit të trajtohen më kujdes maksimal, pasi shumë prej tyre janë ende të traumatizuar.

“Kuptohet që kjo është një histori që do zgjasë shumë dhe ne nuk do ju bëhemi barrë. Do i rrimë një marrëveshjeje parimore që të mbulojmë të gjithë kostot të mbajë në punë gjithë stafin, por do ju lutesha shumë që të silleshit njësoj si të ishin turistë të klasit të parë. Ata janë të stresuar, janë të ngarkuar. Duhet t’i duroni, t’i mirëkuptoni, të ndjehen mirë, sepse janë të traumatizuar,” ‘- u shpreh Kryeministri Rama. “Unë isha te banesa. Sa hyra brenda më ra muri për së dyti. S’kam ku të shkoj. S’kam shtëpi,” – shprehet një kryefamiljar i cili me lot në sy i tregon Kryeministrit edhe pamjet e shtëpisë së rrënuar.

Por kryeministri e siguron atë që shtëpia do të ringrihet edhe një herë nga e para dhe shumë shpejt ai mund të gëzojë si më parë. “Shtëpinë do ta bëjmë siç ishte, edhe më të mirë. Vetëm durim edhe mos shko më në shtëpi. Do ta bëjmë siç ishte. Ne jemi me ju. Duhet të qetësoheni, të keni durim, do rrini këtu sa të jetë nevoja,” – shprehet Kryeministri. /a.sh./ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME