Categories Lajme

Mbyllen kërkimet në ish-Kënetë, del nga rrënojat trupi i fundit nga familja Lala

Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i fundit nga familja Lala në ish-Kenetën e Durrësit. Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara. Iliri ishte viktima e 8 nga familja Lala nga 9 anëtarët ku fatmirësisht nga rrënojat u nxorr i gjallë Remë Lala i cili u dërgua në Itali për mjekim më të specializura.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se Forcat e kërkim-shpëtimit edhe pse nën kushte të vëshitra atmosferike nuk e ndërprenë për asnjë çast kërkimin dhe gjetjen e viktimës së fundit të kësaj tragjedie familjare që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë ditës u nxorën edhe dy binjakë të kësaj familje dhe nëna e tyre. Me nxjerrjen e trupit të Ilir Lalës, zyrtarisht mbyllen kërkimet në zonën e ish-Kënetës pranë ndërtesës së shembur të familjes Lala ndërsa ato vijojnë në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit për nxjerrjen nga rrënojat të një zonje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME