Categories Lajme

Humb jetën ikona e kuzhinës shqiptare, Rudina Magjistari shpreh ngushëllimet…

Kuzhinierja Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare. Ajo është bërë pjesë e familjeve shqiptare përmes recetave të shijshme që sillte shpesh herë përmes televizorit.

Ceka është autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ndarja e saj nga jeta ka hidhëruar dhe shumë personazhe publikë, ku kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila përmes një fotoje në Instagram ajo shpreh trishtimin e saj: U prehsh ne paqe znj. Ceka! E nderuar që të kam njohur, admiruar artin tënd të kuzhinës dhe fisnikërinë tënde njerëzore! Do t’i mungosh Prishtinës e Tiranës.

Një postim prekës ka bërë edhe regjisorja e njohur shqiptare Burbuqe Berisha.

 “Sot mora një lajm shumë të hidhur.  CEKA një grua shume fisnike dhe model që çdo gjë shkëlqente në të. Paska ikur në botë e amshuar. Kemi punuar bashkë 4 vite dhe vetëm kujtime të mira dhe t bukura kemi pasur bashkë, prehu në paqe te njerëzit e tu të dashur që të ikën se fundi. Ngushëllime të gjithë familjes”

Lamtumire ikona e kuzhinës shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë. U prehsh në paqe Ceko”, ka shkruar Xheraldina Vula përmes një postimi në rrjetet sociale e cila ishte bashkëpunëtore shumëvjeçare me Cekën. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME