Categories Bota

Humb jetën në moshën 87-vjeçare një nga pasardhësit e dinastisë Rothschild

Lordi Jacob Rothschild, financuesi dhe anëtari i familjes bankare Rothschild, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Në një deklaratë të hënën, familja e tij tha se Lord Rothschild kishte “një prani të jashtëzakonshme në jetën e shumë njerëzve”.Karriera e tij filloi në bankën e familjes, NM Rothschild & Sons, përpara se të krijonte fondin e tij të menaxhimit të pasurisë në 1989.Familja Rothschild ka një pasuri prej rreth 825 milionë paund, sipas listës së Sunday Times të vitit të kaluar.

Lord Rothschild u përshkrua si “një financier i shkëlqyer, një kampion i arteve dhe kulturës, një shërbyes publik i përkushtuar, një mbështetës i pasionuar i kauzave bamirëse në Izrael dhe në kulturën hebraike, një ambientalist i mprehtë dhe mik, baba dhe gjysh shumë i dashur”, në një deklaratë të publikuar nga familja e tij. I lindur në Berkshire në vitin 1936, financieri i ndjerë u arsimua në Kolegjin Eton dhe vazhdoi të studionte histori në Christ Church, Oxford.

Ai u largua nga banka e familjes për të ndërtuar perandorinë e tij financiare në qytetin e Londrës, duke themeluar kompaninë e investimeve RIT Capital, të cilin e drejtoi deri në vitin 2019. Familja bankare Rothschild i ka rrënjët në Frankfurt ndërsa në shekullin e 18-të, anëtarët e familjes u zhvendosën në qytete në të gjithë Evropën për të ndërtuar biznese bankare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME