Categories Lajme, Sport

Humb jetën në ring ish-kampioni i boksit

Ish-kampioni i  boksit Christian Daghio është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta.  Daghio vdiq ditën e djeshme  në një ring në Tajlandë. 49-vjeçari pësoi goditje të rënda nga kundërshtari në sfidën për titullin kampion në kategorinë e boksit tajlandez Thai, pasi u rrëzua dy herë.  Ndërkohë që në koma ai u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit.

Pas disa orësh, zyrtarët konfirmuan vdekjen e 7-herë kampionit të botës. Daghio u largua nga Italia në 2006 për t’u zhvendosur në Tajlandë, aty ku dëshironte të konkuronte në disiplinën e boksit Thai.

Karriera e tij ka qenë e pasur pasi përveç shtatë titujve kampion bote, Daghio grumbulloi një titull kampion Europe dhe 3 medalje bronzi me kombëtaren e Italisë. Në karrierë, ai fitoi 142 ndeshje nga 186.

 

+

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME