Categories Lajme

Humb jetën nga Covid biznesmenia e njohur në Durrës

Këtë të hënë  ka humbur betejnë me Covid-19 sipërmarrësja e njohur në qytetin e Durrësit, Shpresa Prodani. Njoftimin e hidhur për humbjen e sipërmarrëses e ka bërë të ditur përmes një postimi prekës në rrjete sociale vajza e madhe e saj, Evis Prodani.

“Mamase, shoqes, dhe keshillueses me te mire qe mund te kishim kerkuar. E dime qe ti je me babin dhe do vazhdosh te na shohesh. Te duash shume!! RIP”,- shkruan Evisi në postimin e saj. 17 vite më parë, po më 4 janar 2004, do të ndahej në mënyrë të parakohshme nga jeta bashkëshorti i saj, Shpëtimi, një figurë mjaft e njohur dhe respektuar në Durrës.

Po kush ishte Shpresa Prodani?

Biznesmenia e njohur Shpresa Prodani e mori drejtimin e kompanisë “DyrrahSped” në vitin 2004, fill pas vdekjes së të shoqit. E lindur në Tiranë më 12 shkurt 1952, studentja e talentuar e Inxhinierisë do të zhvendosej në Durrës pas martesës me Shpëtim Prodanin dhe për shumë vite do të angazhohej në arsimin profesional në Durrës, duke përgatitur breza të tërë gjimnazistësh.

Kur i shoqi u nda papritmas nga jeta në vitin 2004, asaj iu desh të merrte përsipër biznesin që kishte themeluar dhe drejtonte ai, kompaninë e transportit “DyrrahSped” duke arritur të bëhet një nga biznesmenet më të suksesshme në Shqipëri.

E themeluar në vitin 1993, “Dyrrahsped” do të bëhej vetëm 5 vite më vonë një nga dy kompanitë kryesore të logjistikës dhe transportit në Durrës, duke ofruar edhe shërbime të kualifikuara të transportit ajror, përveç atij rrugor dhe detar. Krahas angazhimit në kompaninë “DyrrahSped”, Shpresa Prodani do të ishte një nga anëtaret më aktive të Rotary Club Durrës, ndërsa në vitet 2016-2017 ishte presidente e kësaj organizate. Shpresa Prodani ishte edhe aksionere në kompaninë e njohur të sigurimeve SIGMA.

Nga viti 2005, Shpresa Prodani u bë anëtare e Universal Freight Organization me qendër në Londër. Është fituese e çmimit për kualifikim e menaxhim në Gjenevë të Zvicrës dhe përfaqësuese e Shqipërisë në forumin e parë të Detit të Zi për transportin dhe logjistikën mbajtur në Stamboll në dhjetorin e vitit 2011 nga UNDP-ja. Për të gjithë këtë angazhim aktiv në fushën e biznesit, Shpresa Prodanit Bashkia e Durrësit dhe Shoqata Durrësi, i akordoi titullin e lartë “Nderi i qytetit”, në vitin 2013.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME