Categories Covid-19

Humb jetën nga koronavirusi polici i kufirit

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër efektivi të policisë.Oficeri i policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj u soll i pajetë me një avion çarter nga Stambolli, ku kishte shkuar për mjekim të specializuar. “Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin.

Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë” shkruhet në faqen Nikaj Mertur News. V arrimi i tij do të bëhet sot në Durrës, ndërsa familjarët kërkojnë mirëkuptimin për respektimin e protokolleve anti-Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME