Categories Lajme

Humbasin ditët me diell, ja sa do të shkojnë temperaturat javën që vjen

Ditët me diell mbetën pas, ndërsa java që vjen do të dominohet nga vranësirat dhe reshjet e herëpashershme të shiut në pjesën më të madhe të ditës. Kështu njofton shërbimi meteorologjik, ku ndër të tjera thekson se nuk do të mungojnë as orët me diell, ndonëse të pakta.

Ndërsa dita e mërkurë do të dominohet nga reshjet e shumta të shiut, ku do të paraqiten edhe si shtrëngata dhe stuhi. “Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e Mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e Enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër.

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës”, njofton ndër të tjera Shërbimi meterologjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME