Categories Lajme

Humbën jetën dy minatorë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës në Tropojë

Policia e Tropojës ka arrestuar drejtuesin teknik të minierës, ku një ditë më parë humbën jetën dy minatorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.R, 45 vjeç, banues në Bajram Curri me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i 45-vjeçarit u bë pasi në fshatin Lajthizë, ditën e djeshme, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, humbën jetën dy puntorët, Adin Dautaj 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tropojë, Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME