Categories Lajme

Humbën rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, policia shpëton dy turistë

Policia në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike iu kanë ardhur në ndihmë dy turistëve çekë, të cilët humbën rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Pas kërkimeve u bë lokalizimi i tyre dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët humbën rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Sot, rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, kanë humbur rrugën, në një zonë me terren të vështirë, dy shtetas çek.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME