Categories Lajme

VIDEO\ Humbet vajza 32-vjeçare në qytetin e Vlorës, detaje

E denoncuara e parë quhet Jonilda Metaj zhdukur 3 ditë më parë, po nga qyteti i Vlorës. Nëna telefonoi në emisionin ‘Pa gjurmë’ dhe në një lidhje telefonike tha se 32-vjecarja është parë duke hipur në një furgon. Ajo vuri në dispozicion edhe një video nga kamerat e sigurisë, që tregojnë lëvizjen e fundit të 32-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ishte në shtëpi dhe më tha se do të shkonte në tualet. Unë I shkova nga pa, por nuk e gjeti më. Një shofer furgoni me emrin Romeo më tha se vajza kishte hipur në furgon. Jonilda Metaj është zhdukur 3 ditë më parë nga Vlora dhe ka probleme me shëndetin mendor. Kam bërë denoncim në polici edhe në Vlorë dhe në Fier. I kishte thënë shoferit se nuk kishte para ta paguante. Ka zbritur në hyrje të qytetit të Vlorës, afër një supermarketi. Kishte të veshur një palë streçe të zeza dhe atlete gri, një bluzë gri me kapuç. Është pak e shëndoshë në trup me flokë të zeza“, tha nëna

Pas thirrjes së nënës për ndihmë menjëherë mbërritën informacionet e para, të cilat treguan vendndodhjen më të fundit të 32-vjeçares, e cila është parë ditën e sotme në zonën Kapelja e Kuqe po në qytetin e Vlorës. Stafi është lidhur edhe me policinë e qytetin bregdetar, të cilët edhe ata janë vënë tashmë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga familjarët, dhe portali VLORANEWS.

Humbet vajza në qytetin e Vlores, një mesazh ka mbërritur në redaksine e Vlora News ku na informon se kjo vajzë 33-vjecare ditën e djeshme në oren 7:30 të mengjesit është larguar nga shtëpia edhe nuk është kthyer ende. Emri i saj është Jonilda Metaj edhe është nga fshati Panaja i qytetit të Vlores. Të afermit dyshojnë se është larguar në drejtim të Novoselës apo të Fierit. Gjithashtu bëjmë me dije se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kur është parë për herë të fundit kishte veshur atlete të bardha, streçe të zeza, një bluze gri të errët me kapuç gjithashtu modelin e flokeve e ka pasur të lidhur bisht (nëse nuk e ka ndryshuar), ky është përshkrimi i saj. Nëse dikush e shikon këtë vajzë apo e ka parë gjatë këtyre dy ditëve të fundit është i/e lutur të kontaktojë në këtë numër celulari:  +355 67 205 6199

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME