Categories Lajme

Humbi bashkëshorten nga COVID-19/ Sotir Qiriaqi: Mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” treguan profesionalizëm e kujdes shpirtëror

Sotir Qiriaqi, siç dhe njihet ndryshe maratonomaku i çdo gare vrapimi, ka humbur pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Loretën, në moshën 62-vjeçare nga COVID-19. Me lot në sy, ai rrëfen se si i qëndronte afër në çdo garë, por e ka të pamundur dhe tejet të vështirë të pranojë vdekjen e saj.

“Bashkëshortja ime ka qenë një suport, ajo më ka kuptuar, këtu është gjithë sekreti i jetës që çfarë indikacioni ka burri me gruan për të bërë diçka të bukur”, – u shpreh ai gjatë një interviste televizive. 75-vjeçari tregon gjendjen e vështirë shëndetësore që kaloi bashkëshortja e tij nga koronavirusi, por edhe përkujdesin dhe gatishmërinë e treguar nga mjekët dhe infermierët në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Duke e cilësuar si një nga spitalet më marramendës që ka vendi, Sotir Qiriaqi shprehet se gruaja e tij ka qenë nën kujdesin e mjekëve, me një shërbim special, me të ngrëna e të gjitha.

“Në orën një të mëngjesit, bashkëshortja ime ndërroi jetë nën kujdesin special, profesional dhe shpirtëror. Bashkëshortja ime ishte shtruar në Senatoriumin e Tiranës si pasojë e disa kontrolleve sistematike në disa klinika. Nën diktatin e mjekëve para tre javësh e shtrova. Aty me urgjencë është pritur nga mjekët dhe i janë bërë analizat. Gjendja ishte e rëndë. COVID-i i kishte kapur 18 % të mushkërive”, u shpreh ai.

“Unë dua ta them dhe madje do ta postoj edhe në Facebook. Ajo është pritur nga infermierë, mjekë dhe ndihmësmjekë me shumë respekt. Nga dita që është shtruar dhe deri në fund. Ne nuk duhet vetëm të kritikojmë dhe të shajmë. Ka dru të shtrembër, por ka edhe njerëz të mirë. Ajo ka qenë nën kujdesin e mjekëve, me një shërbim special, me të ngrëna e të gjitha. I janë bërë të gjithë respiratorët furnizues”, deklaroi Qiriaqi.

Ai u shpreh se, “mjekët në atë pavijon, nga më i thjeshti Franc Rrumbullaku e deri te doktor Perlati, apo një zonjë grua si Silva Bino, kanë përdorur të gjithë bagazhin mjekësor”.

Gjatë intervistës, Sotir Qiriaqi përcolli një mesazh për të gjithë qytetarët, por edhe atë çfarë i kishte thënë bashkëshortes në varreza.

“Unë në varreza i thashë bashkëshortes time me një monolog individual: Lamtumirë Loreta! Dhe meqenëse është përgjithmonë po e them si Bajroni: Lamtumirë përgjithmonë! Unë do jem me ty shpirti im. Kjo intervistë të jetë një mesazh i fortë të ruheni nga kjo sëmundje. Bëni kontroll, mos i mbani lekët nëpër xhepa, bëni konsulta”, apeloi 75-vjeçari me lot në sy. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME