Categories Lajme

Humbi jetën dje teksa punonte në katin e tretë të një godine në ndërtim, del autopsia për 66-vjeçarin!

Një ngjarje e rëndë aksidentale u regjistrua pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në lagjen “Kushtrim” në qytetin e Beratit. Një punëtor 66-vjeç (murator) ka qënë duke punuar dhe ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës.

Ai u transportua menjëherë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq disa minuta pas mbërritjes në spital. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie si dhe grupi, që po vijoj punën për zbardhjen plotë të rrethanave të ngjarjes.

RAMADAN HATIJA

Një ditë pas ngjarjes, DVP Berat konfirmon se, pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, është shpallur në kërkim 65-vjeçari Tahir Numani, pronar i firmës BIFFER & CO SHPK, i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes, pa dhënë asnjë shpjegim.

Burimet zyrtare të DVP-së Berat konfirmojnë se ka filluar proçedimi penal edhe për teknikun e firmës, shtetasin S.B,69-vjeç.Pronari Tahir Numani dhe tekniku i firmës akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Siç edhe mund të shihet qartë nga pamjet filmike, të siguruara nga përditshmëria e punës në këtë Kantier, shihet qartë se punonjësit punojnë pa asnjë siguri. Ata shihen të palidhur, të papajisur me mjete mbrojtëse dhe pa asnjë parmak rrethues që ti mbrojë nga rënia. Viktima Ramadan Hatija, i është nënshtruar mbrëmjen e djeshme autopsisë mjeko-ligjore, cila ka konfirmuar se viktima nuk ka pësuar asnjë arrest kardiak, nuk ka pasur luhatje tensioni dhe në gjak nuk ka pasur alkool.

Sipas autopsisë, plagët më të rënda që kishte marrë viktima ishin në kokë. Ndërkohë që mesditën e sotme trupi i pajetë i 66-vjeçarit Ramadan Hatija, banues në lagjen “Uznovë” është përcjellë për në banesën e tij të fundit, pronari i firmës Tahir Numani është në arrati, pas dhënë asnjë shpjegim se përse mungonin kushtet e sigurisë teknike në këtë kantier ndërtimi, ku disa muaj më parë është plagosur gjatë punës një tjetër punëtor. Që prej ditës së djeshme, kantieri i ndërtimit të këtij pallati është mbyllur nga policia për disa ditë, deri në përfundimin e hetimeve të para të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME