Categories Covid-19

Humbi jetën nga Covid një muaj më parë, 55-vjeçari fiton zgjedhjet në SHBA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku një 55 vjeçar i cili kishte ndërruar jetë muajin e kaluar nga Covid ishte shpallur fitues.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një kandidat për Kongresin në Dakotën e Veriut, ka fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA. Republikani David Andahl vdiq në moshën 55-vjeçare, por u zgjodh për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti

Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje. “Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.

Ndërkohë Dakota e Veriut ka regjistruar një rritje dramatike të rasteve gjatë muajit të fundit – tani kryeson vendin në numrin e rasteve të reja për 100,000 persona. Andahl dhe një tjetër republikan fituan dy vendet për përfaqësuesit e shtetit nga rrethi i tetë i Dakotës Veriore, me Andahl që mori gati 36 për qind të votave./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME