Categories Lajme

Humbi motrën në Himarë, deputeti i PS: Do shihemi një ditë e s’do ndahemi më kurrë…

Deputeti i PS-së Alket Hyseni ka zbuluar ditën e sotme se ka humbur motrën e tij, Elidën në aksidentin tragjik të 22 nëntorit në 1989 në Himarë.

Aksident ky që i mori jetën 23 personave, studentë, pedagogë, pilotë, mjekë, infermierë, mekanikë dhe shofer.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hyseni ka publikuar disa foto nga inagurimi i Pavilionit ‘Syri i Qiellit’ dhe i ka shoqëruar me një dedikim prekës ndaj motrës.

Hyseni shprehet se e ka marrë malli dhe se po bëjnë 30 vjet pa u takuar.

Më tej, ai shton se ‘Syri i Qiellit’ tashmë është një vend ku do të shihen edhe pse nga shumë larg.

Statusi i plotë:

E dashur motër Elida!
Më ka marrë malli shumë, shumë!
U bënë 30 vjet pa u parë. S’di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar.

Ndaj, sot inaguruam Pavilionin “Syri i Qiellit”.

Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë.

Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg….

Më 22 nëntor 1989, kjo ishte e para ngjarje e kronikës së zezë që kapërceu kufijtë shtetërorë të ish-Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Spikeri, me një ton funebër, tha se kishin humbur jetën gjithsej 23 njerëz, pasi ishte rrëzuar, në fillim në afërsi të Himarës një autobus me studentë të Institutit të Lartë Bujqësor dhe më tej ishin përplasur në Vuno e Llogara edhe dy helikopterët ushtarakë, që tentuan të mbartnin për në Tiranë të plagosurit. Të gjithë të shuar apo, asnjë i mbijetuar.
 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME