Categories Lajme

Humbi të afërmin nga korona, Erion Dasho: Spitali mezi e mbajti një ditë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur në të afërm nga Covid-19, një ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, mjeku tregon me kronologji se çfarë ndodhi me të afërmin e tij dhe vë “gishtin në plagë”, duke dalë në përfundimin që sistemi shëndetësor ka rënë dhe është në kaos të plotë sipas tij. “Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen në mëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusit arriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë. Në vijim një përshkrim gjakftohtë i fakteve”, shkruan Dasho.

POSTIMI: NJË SISTEM QË KA RËNË Mungesa e kontrollit mbi COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e institucioneve shëndetësore me sa duket po materializohet në një situatë të rrezikshme. Një situatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së një personi të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.

Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen në mëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusit arriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë. Në vijim një përshkrim gjakftohtë i fakteve:
MJEKSIA E FAMILJES

Ndonëse e gjithë familja manifeston shenja që sugjerojnë për COVID, nuk ka patur asnjë kontakt me mjekun e familjes. Arsyeja?! Ndoshta duhet kërkuar tek deklarata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandon ose 127 ose numrin e gjelbër në rast dyshimi për COVID.

SISTEMI SHËNDETËSOR PRIVAT Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një strukture private. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVID dhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apo interesim për pjestarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi me sektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish).

URGJENCA MJEKSORE Ndonëse numri 127 u thirr disa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi i tamponit, Urgjenca Mjeksore asnjëherë nuk erdhi. Pas insistimit tim, familja bleu një puls oksimetër. Kur u konstatua se oksigjenimi i një familjari ishte 84%, ky parametër ju njoftua 127-ës. Ambulanca erdhi me mbi një orë vonesë.

SISTEMI SPITALOR PUBLIK Urgjenca Mjeksore e dërgoi pjestarin e moshuar të familjes në një prej spitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafit dhe familjavëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm të merrnim vesh vetëm informacione të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Stuktura e promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin.

TRAJTIMI ME DINJITET DHE MBËSHTETJA As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjestarët e tjerë të familjes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbën apo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje as edhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë të izoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?”

STATISTIKAT DHE RAPORTIMET Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se ky rast do të raportohet si i tillë. Të shohim…

SHPESH NUK KA NEVOJË MË TEPËR SE NJË RAST PËR TË BËRË RADIOGRAFINË E NJË SISTEMI DHE ÇFARË SHKRUAJTA MË LART PROVON SE SISTEMI YNË SHËNDETËSOR SOT KA RËNË!

DUKE U MARRË ME NJERIUN E AFËRT, UNË KOMUNIKOVA ME MJEKË TË STËRMUNDUAR, TË LODHUR DHE NË PRAG TË DORËZIMIT. KONSTATOVA NJË SISTEM I CILI NUK ËSHTË NË GJENDJE TË MBROJË SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE!

VETËM NJË SHËRBIM MUND T’U BËJNË SOT SHQIPTARËVE PERSONAT QË KISHIN MARRË PËRSIPËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E COVID-IT NË SHQIPËRI:

TË LARGOHEN! DIKUR KAM THËNË “TË LARGOHEN PASI T’U KËRKOJNË FALJE SHQIPTARËVE”!
SOT FJALËT JANË TË TEPËRTA! THJESHT TË IKIN… NJË ORË E MË PARË… LLOGARITË MUND TË BËHEN MË VONË…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME