Categories Lajme

Humbi vjehrrin dhe vjehrrën,por problemet nuk kanë të sosur në familjen e 25-vjeçares

Pavarësisht situatës së rëndë që i është dashur të përballojë ajo dhe burri i saj pas vrasjes së vjehrrit dhe vjehrrës nga kunati i tyre i kthyer nga Anglia, si duket problemet në atë familje nuk janë mbyllur.
Muzafere Sela, 25 vjeç, në emisionin “Me zemër të hapur”, ka treguar sesi dajat e bashkëshortit e kërcënojnë dhe po e ndajnë nga burri.

Ata duan ta ndajnë nga nusja e femijët në vend që ta mbështesin. Para një muaji e nxorën djalin e shtëpisë, nusen dhe 2 fëmijët nga shtëpia me qëllim se u kanë ndarë pasurine. Të frikesuar dhe të stresuar u strehuan në shtëpine e babait të nuses se nuk kishin ku te shkonin. Dhe aty nuk i linin rehat. Ata mësuan vajzën e të ndjerëve që ta ngacmoj nusen. Ajo iku nga shtëpia për një javë dhe shkoi tek xhaxhallarët e vet me arsye sikur e rrihte nusja gjë që nuk është e vërtet. U aksidentua vet qëllimisht dhe denoncoi nusen.

Problemi i momentit është se vëllezerit e gruas që vdiq domethëne dajat e të arrestuarit pa asnjë lloj justifikimi apo fakti të llogjikshëm po shqetësojne djalin e madh me nuse dhe prindërit e nuses.

U bën gati 2 muaj që dy vellezerit e të ndjerës kanë dhunuar babain e nuses së nipit por edhe nipin dhe i kanë bërë presion dhe vazhdojnë t’u bëjnë presion që do iu vrasim dhe do e ndajmë nusen nga dhëndri do vrasim dhe fëmijet e vegjël dhe babai i nuses kishte frike t’i denonconte dajat se kishte frike mos i bënin gjë fëmijëve. Pasi është shtyrë nga të afërmit ka denoncuar vet djali, por asnjë masë nga policia e Peshkopisë!

Nusja është e semurë, ka dy fëmijë të vegjël, kaloi gjithë atë tmerr kur i vranë vjehrrin e vjehrrën para syve, por edhe bashkëshorti që humbi prinderit ka kaluar në depresion nga dajat.

“Duke bërë debate me mua më thotë jo me pas një fëmijë, por t’i do theresh”, tha gruaja, duke rrëfyer kërcënimet e dajës së burrit.

Nga ana tjetër, daja e djalit në lidhje telefonike ka hedhur akuza ndaj gruas dhe nënën e saj se i kanë dhënë një pije që e ka trullosur djalin e tij.

“Atë vendim e ka marrë nipi nuk është vendimi im. Doja që familja të shkonte mirë pas tragjedisë, por nuk ndodhi ashtu siç duhet. Duke e përdorur nipin tim, mirëbesimin e nipit tim kanë marrë lekët e shpisë dhe kanë rregulluar shtëpinë në fshat të prindërve të saj. Më merr në telefon kjo dhe më thotë hajde se Floriani është sëmurë. Dhe kur shkoj atje, nipi nuk ishte në gjende të mirë. Ka dalë Floriani prej shpie ka cuar fëmijët në shkollë, kur është kthyer nuk është kthyer mirë dhe pa lek.

Nipi më ka thënë se më ka dhënë nëna e nuses një gotë me qumësht dhe nuk mbaj mend se çfarë më ka ndodhur. Ka marrë një mjekim dhe nuk është më në Shkodër. Një javë ka ndejt”, u shpreh daja./News24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME