Categories Lajme

Hungaria i heq maskat qytetarëve, Fushata e vaksinimit po shkon me sukses

Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Orban i tha radios shtetërore se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën Sputnik të Rusisë dhe ato kineze. Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restoranet pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive. Vitin e kaluar ekonomia e këtij vendi u tkurr për 5 për qind. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 për qind./Gazetaexpres

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME