Categories Kuriozitete

Hungaria i’u ofron 30 mijë euro çifteve të martuar që do kenë tre fëmijë

Siç edhe ishte parashikuar, qeveria hungareze do t’u ofrojë çifteve të martuara kredi pa interes prej rreth 30 mijë euro, nëse ata bëjnë tre fëmijë. Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij, Fidesz shpresojnë të nxisin nivelin e lindjeve dhe rritjen e ardhshme të popullsisë aktive duke inkurajuar familjet që të mos emigrojnë Si shumë vende të tjera anëtare të BE-së, Hungaria vuan nga një mungesë endemike e punës pasi punëtorët hungarezë emigrojnë në vendet e tjera për paga më të mira.

“Ne nuk kemi nevojë për numra, por për fëmijë hungarezë,” tha Orban në një fjalim. “Populli hungarez i ka dhënë qeverisë një mandat të fortë për të zgjeruar më tej sistemin e mirëqenies. Hungarezët duan që Hungaria të mbetet një vend hungarez, miqësor për familjen”.

Ndërsa shkalla mesatare e lindshmërisë në BE është 1.59, në Hungari është 1.49 fëmijë për çift.

Çiftet duhet të plotësojnë kritere specifike për të marrë kredinë, siç janë:

të jenë të martuar

njëri nga bashkëshortët duhet ta ketë martesë të parë

gruaja duhet të jetë e moshës midis 18 dhe 40 vjeç

pagesa e kontributeve për të paktën 180 ditë

Për të gjithë çiftet që arrijnë të kenë një fëmijë gjatë një periudhe pesë vjeçare, interesi për kredi do të jetë zero.

Lindja e një fëmije të dytë do t’i lejojë ata të rimbursohen për një periudhë tre vjeçare ndërsa një fëmijë i tretë do t’i lejojë prindërit të paguajnë huan krejtësisht.

Nëse çifti nuk do të ketë fëmijë brenda pesë viteve ose do të divorcohet, ata do të duhet të paguajnë gjithçka brenda katër muajve.

Nga dita hyrjes në fuqi të ligjit, nga 1 korriku e deri në 15 korrik, rreth 2.400 familje kanë bërë kërkesë për financim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME