Categories Lajme

Hygerta Meta provë në poligon nëse di të qëllojë, pjesëtarët e tjerë të familjes refuzojnë

Në foton e mësipërme është Hygerta Meta gjatë momentit që ka bërë qitje në poligon, si pjesë e një eksperimenti hetimor të policisë për të zbardhur vrasjen e Pëllumb Metës.

“Tv Klan” ka siguruar këtë foto teksa bën me dije se 19-vjeçarja kreu disa qitje radhazi, duke vërtetuar kështu se ajo dinte të përdorte armën.

Për të kryer qitje në poligon është dërguar edhe pjesa tjetër e familjes së Pëllumb Metës, dy djemtë dhe bashkëshortja e tij, por që nuk kanë pranuar të kapin armën duke thënë se nuk dinë të bëjnë qitje.

Kujtojmë që Hygerta dhe Hysen Meta, dy fëmijët e Pëllumb Metës akuzohen se kanë vrarë babain e tyre. Policia e Shtetit zyrtarisht akuzon djalin e madh të familjes, Hysen Metën se është ai që ka shkrepur armën dhe ka vrarë të atin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe motra, Hygerta.

Ndërkohë, studentja Hygerta Meta, pretendon se është ajo që e ka vrarë me katër plumba të atin në sallonin e shtëpisë dhe më pas e ka groposur në kasolle. Pëllumb Meta ka vdekur nga katër plumba që e kanë kapur specifikisht një në kokë dhe tre të tjerë në kraharor dhe bark.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME