Categories Lajme

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor/ Përfundon mandati i anëtarëve të KQZ, ja si do procedohet

Ditën e sotme hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor teksa me dispozitat e reja që janë miratuar mandati i anëtarëve aktualë ndërpritet. Ndërkohë ata do të qëndrojnë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit. Një strukturim i tillë i KQZ-së ka ardhur pas marrëveshjes së nënshkruar mes mazhorancës, opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare më 5 qershor dhe të votuar në fund të Korrikut në Kuvend. Tashmë KQZ do të ketë në përbërjen e tij, një Komisioner të ri, Ndihmës Komisoner dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen ditët në vijim.

KQZ-ja e re do të përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshëm, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar. Edhe nën-komisioneri që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të ketë një mandat 7-vjeçar.

Por çffarë firmosën palët me 5 qershor? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik dhe ka mes të tjerash këto kompetenca:

Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve. Vë në lëvizje Rregullatorin dhe KAS-in. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet .Në katin e dytë, atë të Komisionit Rregullator, gjenden të tjera kompetenca të rëndësishme.

Rregullatori shqyrton dhe miraton projekt-aktet e përgatitura nga administrata e KQZ-së për: a) kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor; b) numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend; c) përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi; ç)  zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit; d) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi

KAS do të ketë përgjegjësinë e ankimimit dhe sanksioneve, me fuqinë për të anuluar pjesërisht apo plotësisht zgjedhjet. Kompetencat e KAS a) vendos për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, në një ose më shumë qendra votimi, në një ose më shumë zona zgjedhore apo në të gjithë vendin, si dhe për përsëritjen e pjesshme ose të plotë të zgjedhjeve; b) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit; c) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat e subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të KZAZ-eve; ç) vlerëson performancën e zyrtarëve zgjedhorë, për çështjet që shqyrton; d) vendos masa disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhore, sanksione administrative kundër subjekteve/kandidatëve

Anëtarët e të tre këtyre organeve duhet të votohen në Kuvend me shumicë të cilësuar prej 3/5 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë hidhen në short, mes listës së kandidatëve që një Komision i Posaçëm i ka dërguar seancës.

Paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë. Komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Komisioni i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emrat e kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë Në përfundim, drafti që pritet të kalojë në Kuvend, kujdeset edhe për fatin e anëtarëve aktuale të KQZ-së, duke u lejuar të gëzojnë pagat aktuale, deri në përfundim të mandatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME