Categories Lajme

Hyn në fuqi vendimi/ Shqipëria ‘heq’ vizat për punonjësit e IT, mjafton vetëm një deklaratë nga kompania

Të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri. Një vendim i fundit, i miratuar nga qeveria parashikon se për të qëndruar në Shqipëri, mjafton vetëm një deklaratë e kompanisë.

“I huaji, i cili në momentin e kalimit në një nga pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, provon se do të punojë në një shoqëri IT, nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga vetë shoqëria, e cila ka aktivitet kryesor programimin kompjuterik, konsulencën dhe shërbimet e lidhura me to, përpunimin e të dhënave, hostimin dhe aktivitetet e lidhura me to, portalet në internet dhe/ose publikimin e programeve kompjuterike, sipas nomenklaturës së veprimtaritë ekonomike, të miratuara nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe kryen veprimtari si përdorues në parqet e shkencës dhe teknologjisë, ka të drejtë të hyjë pa vizë dhe të qëndrojë pa leje unike në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit” përcaktohet në vendim.

Gjatë kësaj periudhe, i huaji, mund të aplikojë për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME