Categories Sport

Hysaj drejt kalimit te Juventusi, ja strategjia e bardhezinjve

Elseid Hysaj ka vendosur që të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere. Agjenti i mbrojtësit Mario Giuffredi konfirmoi të enjten vendimin që i ka njoftuar klubit napolitan për të mbyllur aventurën disa vjeçare. Rrugëtimi i mbrojtësit shkodran mund të vijojë sërish në Seria A, atje ku nuk janë të pakta skuadrat që i dinë mjaft mirë vlerat e tij. Te skuadra e Napolit, Hysaj arriti nivelin e tij më të lartë nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Strategu aktual i Juventusi e ka një ndër futbollistët më besnikë, teksa mediat italiane raportojnë së fundmi se zgjedhja e tij në krahun e djathtë për sezonin e ardhshëm mund të jetë pikërisht ai. Plani i torinezëve madje është shumë i qartë, teksa do të ofrojnë në shkëmbim një tjetër mbrojtës De Sciglio. Shkëmbimet pritet që të jetë strategjia e merkatos për këtë verë, teksa një lëvizje e tillë mund të ishte në të mirë të të dyja skuadrave. Kapiteni i Kombëtares sonë e ka humbur motivimin te Napoli dhe do të bënte hapin më të madh të karrierës nëse do të realizohej transferimi te Juventusi.

Shkëmbimi mund të bëhet për një shifër që shkon nga 12 deri në 15 milionë euro, një shifër më e ulët se sa De Laurenttis pretendoi sezonin e kaluar. Hysaj mund të zbarkojë në Continassa me ose pa Milik, teksa ky i fundit është një nga kandidatët kryesor për të zënë vendin e Gonzalo Higuain. Ende nuk ka një lëvizje konkrete të skuadrës torineze për Hysajn, por me shumë mundësi negociata mund të nisin në javët në vijim. Kjo nuk është hera e parë që ai përfundon në orbitën e “Zonjës së Vjetër”, pasi edhe në vitin 2018 pati bisedime, por shkodrani zgjodhi që të qëndronte te Napoli. Në Torino Hysaj do të ketë një duel me Danilon për të fituar një fanellë titullari, gjithmonë nëse thashethemet do të bëhen realitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME