Categories Lajme

Hysen Meta ‘përmbys’ versionin e Prokurorisë: Babanë e qëlloi motra, nuk e bëra unë vrasjen!

Hysen Meta, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje të atin Pëllumb Meta dhe së bashku me motrën e vëllain e varrosën, ka ndryshuar deklaratën e tij duke mohuar të jetë i përfshirë në krim.

Ai ka deklaruar se ishte motra e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta e cila e qëlloi të atin me pistoletë, duke pranuar se ka qenë prezent në momentin kur ndodhi krimi mesditën e 10 shkurtit.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër”, iu drejtuar ai Prokurorisë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

“Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, shtoi 25-vjeçari.

Akuzat ndaj fëmijëve

Tre fëmijët e viktimës, Hysen Meta, Amarildo Meta dhe Hygerta Meta ndodhen sot (26 shkurt) ku do të njihen me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për tre fëmijët, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën.

Prokurorja Suela Behluli ka lexuar dosjen hetimore, ku ndër të tjera ka thënë se vrasjen e ka kryer djali i madh Hysen Meta, ndërsa dy fëmijët e tjera kanë fshehur kufomën.

“Në datën 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej datës 10. Mjeti është gjetur ne zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Nuk janë gjetur gjurmë. Në kros kot u gjeten dokumentet e makinës. Pati dyshime.

Hygerta Meta deklaroi në polici se e ka vrarë ajo! U gjetën tre plagë me arme zjarri! Në divan u gjet një gëzhojë në sirtarin

U ri pyet Hygerta  dhe tha se e ka vrarë vëllai. Hygerta tha se e ka lidhur kufomën. Kanë qenë në banese Hygerta dhe vëllai. Hyseni e ka qëlluar me katër plumba

Më pas dy vëllezërit e kanë varrosur në kasolle. Më pas dy djemtë e kanë mare mjetin dhe e kanë lënë në zonën e pishave në Fshat Rinia. Kërkojmë mase sigurie Arrest me burg”, ka lexuar Prokurorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME