Categories Lajme

Hysi: Ashpërsohen dënimet, Ndryshon Kodi Rrugor

Vasilika Hysi gjatë fjalës së saj të mbajtur në Kuvend, ditën e sotme ka thënë se Kodi Rrugor pritet të ndryshojë. Sipas saj sot do të miratohen në Kuvend ndryshimet ku parashikohet një ashpërsim i masave për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Hysi tha se me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, synohet rritja e sigurisë rrugore.

“Ulja e kostove për shërbimet ndaj qytetarëve, pa rritur kostot e institucioneve, rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët, procedura administrative të thjeshta për  qytetarët dhe rritja e eficiencës së dokumentacionit dhe të  dhënave mbi përdoruesit e mjeteve dhe mjetet janë të mirëpritura”, vijoi Hysi.

“Të nderuar përdorues të rrugës, drejtues mjeti apo kombësorë, pavarësisht moshës në ndryshimet që miratohen sot në Kodin Rrugor, ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit, pas përdorimit të alkoolit, për përdorimin e  celularit, apo shkelje të përsëritura”, tha ajo.

Projektligji adreson shumë problematika për shkeljet rrugore përsa i përket përparësisë, ka dënime më të ashpra në rast të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugorë për përparësinë në rrugë por dhe në rast të përsëritjes së shkeljeve brenda një viti.

“Një sjellje e re që sillet në Kodin Rrugore është sjellja agresive në rrugë, kur ju drejtues të mjeteve në rrugët urbane apo dytësore ushtroni presion apo agresion të mjetit nëpërmjet sistemit të ndriçimit, duke mos ruajtur distancën, duke kërkuar rrugën padrejtësisht dhe duke vënë  në rrezik jetën e njerëzve dhe kryesisht të përdoruesve të rrugës”, tha Hysi.

“Këshillimi është një masë e re që shtohet në Kodin Rrugor për kategori të shkeljeve të caktuara, për të cilat agjenti verifikues do të regjistrojë këshillimin, por ky këshillim regjistrohet në sistem dhe ka pasoja në vijueshmërinë masave që do ndërmerren nëse ju do të shkelni rregullat e Kodit Rrugor”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME