Categories Lajme

I akuzuar për vjedhje makinash, kapet 46-vjeçari nga Fieri

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për vjedhje makinash. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Mbrostari”, u kap Ervin Osmani. NJOFTIMI I POLICISË: Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore janë zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes së automjeteve. Vihet në pranga autori i dyshuar, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj pasurisë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Mbrostari” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. O., 46 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.)

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME