Categories Lajme

I bastisin lokalin, qytetari: Zoti na ndihmoftë!

Indrit Kadrimi ka në pronësi një lokal në kompleksin “Rotondo” në zonën Durrës-Plepa, për të cilin zotëron edhe gjithë dokumentacionin e rregullt. Ai tregoi në emisionin “Stop” se objektin e bleu për 240 mijë euro nga firma “Progress Construction” dhe se rreth një vit më parë u pajis edhe me certifikatën e pronësisë, por kjo nuk e la larg nga problemet.

Më 23 Nëntor iu shfaq në derë zyra përmbarimore “LDC” me një pretendues tjetër për pronën, Bukurosh Osmanin. Pa asnjë njoftim shoqëria përmbarimore dhe disa policë bastisën lokalin dhe nuk pranuan të shihnin dokumentet e Indritit.

“Ora 11, më vijnë këtu si një bandë disa punonjës të përmbarimit, bashkë me 30 policë dhe më nxjerrin me dhunë nga lokali. Justifikimi ishte që ky dyqan i përket shtetasit Bukurosh Osmani”, tregoi denoncuesi.

Ai është pajisur me certifikatë pronësie në datën 7 Shkurt të vitit 2017, ndërkohë që në datën 17 Shkurt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi që “Progress Construction” t’i dorëzojë subjektin Bukurosh Osmanit.

“Ky i fundit në vitin 2007 ka bërë një kontratë porosie me dy firmat “Jon sh.p.k” dhe “Gora sh.p.k” të Rapush Hoxhollit dhe Vjollca Hoxhollit. Në vitin 2010 banka ia bllokon dhe këtë pasuri e merr firma “Progress Construction”. Vazhdoi ndërtimin, ndryshoi projektin komplet dhe dalin 170 dyqane. Ai vjen dhe kërkon dyqanin tim, ndërkohë që në katin e parë janë 100 dyqane. Pse pikërisht dyqanin tim? Nuk e kuptoj vendimin e Shkallës së Parë, kur ky nuk ka asnjë lloj dokumentacioni!”, u shpreh i shqetësuar Indrit Kadrimi.

Duke mos gjetur asnjë zgjidhje pranë policisë dhe zyrës përmbarimore, denoncuesi u detyrua t’i drejtohet Gjykatës Administrative Durrës.

Ai mundi të sigurojë një deklaratë noteriale të Rapush dhe Vjollca Hoxhollit, ku thuhet: “Në rastin kur përpara shoqërisë “Progress Construction” paraqiten pretendime nga ana e të tretëve/porositësve, duke paraqitur kontratat përkatëse të sipërmarrjes ose porosisë së lidhur me shoqëritë “Gora sh.p.k” dhe “Jon sh.p.k” deklarojmë se është përgjegjësi e marrë përsipër nga ana jonë që të trajtojmë financiarisht pretendimet e këtyre porositësve, ose është detyrimi ynë në mënyrë alternative që t’i trajtojmë ata me ambiente të tjera për objekte që ndërtohen nga këto shoqëri. Shoqëria “Progress Construction” nuk ka asnjë lloj detyrimi dhe nuk përgjigjet përpara të tilla pretendimeve”.

Edhe pse Indrit Kadrimi sëbashku me avokatin e tij informuan përmbaruesit dhe efektivët e policisë që posedohet një certifikatë e rregullt pronësie, ata vijuan mbylljen e aktivitetit, duke iu thënë se mund t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre.

Avokati i Indritit-Juve mos u nxitoni të prishni këtë ambient!

Përmbaruesi-Nuk e pezullojmë! Po të orientojmë që të ngresh çështjet në gjykatë se kjo punë në gjyq do të vejë.

Shefi i Stacionit Plazh-Vazhdo tek stacioni se do të takohemi atje! Vazhdo tek stacioni!

Ndërkohë që denoncuesi u përball edhe me prokurorinë për këtë çështje, ku u shpall “i pafajshëm”. Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me përmbaruesin Lefter Canaj, i cili ekzekutoi mbylljen e aktivitetit të qytetarit, por pa e njoftuar më parë.

Gazetarja-Kur keni bërë ekzekutimin direkt…

Përmbaruesi Canaj-Nuk të jap dot informacion! E kam të ndaluar me ligj!

Gazetarja-Sepse unë e di që ju si përmbarues keni një rregull: ekzekutimin vullnetar, që e njoftoni (palën debitore), si dhe ekzekutimin e detyruar.

Përmbaruesi Canaj-Nuk të jap dot një përgjigje, shko merr leje te ministria…

Gazetarja-Nuk e keni njoftuar palën tjetër!

Në këto kushte, gazetarja e emisionit “Stop” dhe Indrit Kadrimi iu drejtuan Ministrisë së Drejtësisë me një ankimim për të gjithë procedurën e ndjekur për këtë çështje.

Pas disa javësh, çështja u zgjidh dhe denoncuesi arriti të rimerrte pronën e tij. Shoqëritë e ndërtimit “Gora sh.p.k” dhe “Jon sh.p.k” do t’i japin paratë Bukurosh Osmanit, ose një pronë tjetër në objektet e tyre.

Por kush do t’ia kompensojë dëmet denoncuesit? Indrit Kadrimi u shpreh: “Vetë, jetojmë në Shqipëri, vendi i çudirave. Ne jemi bërë si Kabul. Zoti na ndihmoftë!”/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME