Categories Lajme

I biri në burg për shpërdorim detyre, flet babai i Saimir Tahirit

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij. Në një intervistë të dhënë për “5 pyetjet.al” ai shprehet se ndihet keq, pasi sipas tij ish-ministri Tahiri nuk i ka hyrë në hak askujt. “Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rrëzohet fëmija në trotuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak.

Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vjedhur njeri, nuk ka vrarë njeri. Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe policinë”, – tha ai. Pas dërgimit në qeli, Bashkim Tahiri tha se ka pasur komunikime me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë. “Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.

Ai shton gjithashtu se ish-kolegët e Saimirit në Partinë Socialiste e kanë marrë personalisht në telefon, ndryshe nga heshtja mediatike që kanë treguar për arrestimin e ish-ministrit. “Mua më kanë marrë deputetë individualisht”.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por nuk kishte prova të mjaftueshme. Në Mars, organi i akuzës zhvilloi seancën përballë Komisionit të Mandateve ku kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Në Maj të vitit 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit, në Qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një tjetër trupë gjykuese, e cila u shpreh të premten.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME