Categories Lajme

Vlorë/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë

DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: – F. Ll., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; – G. Ç., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit: – A. K., 40 vjeç dhe M. K., 54 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin; – N. P., banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në pallatin në pronësi të tij, në Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin G. I., 49 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së, në lokalin e marrë me qira nga ky shtetas, janë konstatuar të dëmtuara vulat e matësit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME