Një nga vajzat qe ishte ne avionin ukrainas e kishte parandjerë t.r.agjedinë që shkaktoi 176 jete te humbura. Historinë e saj e rrëfeu bashkëshorti i saj për “CNN”, i cili tregoi se ajo që në fillim kishte një ndjenjë a.nkthi dhe nuk donte të udhëtonte. Sipas tij, gruaja Sheyda Shadkhoo e telefonoi 20 minuta para se të nisej në fluturim duke i treguar për shqetësimin që kishte.
“Unë i thashë, mos u bëj merak, nuk ka për të ndodhur asgjë”, rrëfeu Hassan Shadkhoo. Sheyda po udhëtonte drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat pas tensionimit të marrëdhënieve me SHBA. Parandjenjën e keqe për udhëtimin ajo e kishte shprehur edhe përmes një fotoje të postuar në “Instagram”. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit pas meje”, ka shkruar gruaja.
