Categories Lajme

I dashuri afgan tregon bisedën e fundit me Anxhelina Petron

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë dhënë në polici të të dashurit të Anxhelina Petros në Korfuz. Ai ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me 29-vjeçaren shqiptare, e cila u dhunua për vdekje nga babai i saj Aleko Petro.

Sikurse ka deklaruar në polici, çifti ka qëndruar së bashku për rreth 13 muaj. Anxhelina donte të shkonte të vizitonte babain e saj për shkak të festave. Ndërsa i dashuri i saj nuk ishte dakord që ajo të shkonte, pasi Anxhelina nuk kishte raporte të mira me të atin. Në orën 20:45, i dashuri afgan kontaktoi 29-vjeçaren për t’u siguruar që kishte mbërritur tek banesa e babait të saj. Kjo ishte telefonata e parë që mesa duket revoltoi Aleko Petron dhe nxiti debatin mes tyre, pasi 52-vjeçari ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me emigrantin afgan. Në orën 21:23, i dashuri telefonoi përsëri Anxhelinën. Biseda mes tyre zgjati 26 sekonda. E pyeti si po kalonte, kurse 29-vjeçarja shqiptare i tha se ndodhej në shtëpinë e babait dhe nga zhurmat në sfond kuptoi që Anxhelina po ngjiste disa shkallë. Më pas vajza shqiptare i kërkoi të dashurit që të mbyllte telefonin pasi po i bërtiste babai i saj, Aleko. Vajza u dëgjua duke i thënë të atit: “Është e ndaluar që t’i flas edhe në telefon”? Më pas, linja u mbyll.

I dashuri afgan i tha gjithashtu policisë se me Anxhelinën kishin rënë dakord që pasi të largohej nga banesa e të atit, të takoheshin në një pikë të caktuar, por nuk mbërriti kurrë në atë destinacion. Debati mes Alekos dhe vajzës së tij Anxhelina ishte ndezur. Ai kishte qëlluar vazhdimisht me shufër hekuri vajzën e tij. Kjo e fundit tentoi të largohej duke dalë nga një derë, por 52-vjeçari e ndoqi dhe e goditi të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, trupin e saj e varrosi në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij. Pasi Anxhelina nuk shkoi në pikën e takimit dhe nuk i përgjigjej në telefon, i dashuri afgan njoftoi policinë. Me ndihmën edhe të qenit të 29-vjeçares, autoritetet zbuluan vendin ku babai kishte varrosur të bijën. Aleko Petro, pas disa orësh marrje në pyetje, pranoi krimin por shprehu pendesë. Avokati i tij ka deklaruar se Aleko nuk do të kërkojë në gjyq asnjë masë lehtësuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME