Categories Lajme

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të urbanit në Laprakë

Shoferi i autobusit të Laprakës është vënë në pranga nga efektivët e “Rrugores” në Tiranë. 57-vjeçari u arrestua pasi rezultoi se i jepte urbanit në gjendje të dehur.

“Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”, njoftoi policia.

Uniformat blu njoftojnë se gjatë një jave në kryeqytet janë arrestuar në flagrancë 16 persona.

“12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”.Po ashtu janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME