Categories Lajme

Prapa hekurave, por droga me fytyrën e bosit italian mbush tregun

Ndonëse tashmë ndodhet prapa hekurave, bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro mbetet ende protagonist.

Mbi 13 kg drogë përfshirë hashash, kokainë dhe marijuanë, të ndara në pako me foton e mafiozit u sekuestruan nga karabinierët gjatë kontrollit në një magazinë që ishte përshtatur dhe si laborator për paketimin e drogës.

Për ditë të tëra, ushtarakët kishin survejuar hyrjen e magazinës në periferi të Marsala, derisa ndaluan një 28-vjeçar që doli prej ambienteve të saj me më shumë se 50 gramë kokainë të pastër.

Në magazinë karabinierët gjetën lloje të ndryshme droge, mes të cilave pako hashashi me fotot e Salvatore Riina-s dhe personazhit të “Kumbarit”.Ushtria sekuestroi gjithsej 13 kg hashash, 700 gramë kokainë të pastër dhe 700 gramë marijuanë që ndodheshin në qese të ndryshme plastike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME