Categories Lajme

I dehur në timon, nuk i bindet urdhrit të policisë, arrestohet 27 vjeçari në Korçë

Një 27 vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në rrugën “28 Nëntori”.

Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë, 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Njoftimi/ DVP Korçë

– Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuçi i Zi, Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

– Më datë 21.05.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaron se më datë 20.05.2023, i është larguar nga banesa motra e tij 49-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë po vijon puna për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME