Categories Lajme

I dehur në timon përplasi punonjësen e televizionit dhe u largua nga vendngjarja, Gjykata e Tiranës i heq prangat autorit nga Fushë Kruja

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Cela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26 vjeçare, punonjëse e Top Channel.

Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Cela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 26 vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor.  Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Cela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital. 26-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze si thyerje gjymtyrësh, brinjësh dhe legeni si dhe dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Policia Rrugore e Tiranës pas rastit vijoi kërkimet dhe pak orë më vonë mundi të vërë në pranga Jurgen Çelën, i cili u arrestua për dy vepra penale “Shkelje e Rregullave te Qarkullimit Rrugor”, “Largim nga vendi i ngjarjes”. Ai iu nënshtrua dhe kontrollit për përdorimin e alkoolit që megjithëse u bë shumë orë pas aksidentit rezultoi 0.29 mg/l dhe testi i dytë 0.28mg/. Dosjes së Prokurorisë iu bashkëngjit dhe ekspertimi mjekoligjor i të resë.

Por, pavarësisht se për Policinë Rrugore të Tiranës dhe Prokurorinë e kryeqytetit, Jurgen Çela është plotësisht fajtor për rastin, Gjykata vendosi ta lirojë 28-vjeçarin pa asnjë argument.

Vendimi i gjyqtares Armela Hasantari, i cili është i ndryshëm nga kërkesa e Prokurorisë, la të lirë një 28-vjeçar, i cili me mjetin e tij që e përdor në mënyrë të papërgjegjshme, i dehur dhe duke lëvizur kundërvajtje në qendër të Tiranës, mund të rrezikojë jetën e qytetarëve./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME