Categories Lajme

I dënuar me 11 vite burg, kapet mashtruesi

Policia e Tiranës arrestoi një 50-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, lokalizoi, kapi dhe ndaloi, shtetasin Përparim Kovaci, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet ,10 muaj e 18 ditë burg.

Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME