Categories Lajme

I dënuar me 17 vite burg, biznesmeni italian Becchetti ankimon vendimin e gjykatës në Shqipëri

Sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, i dënuar me 17 vite burg për pastrim parash, evazion, vjedhje me atë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimi të dokumenteve ka kërkuar sot pafajësinë, duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Tiranë.

Ankim kanë dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë. Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit.

56-vjeçari u vu në qendër të hetimeve shtatë vjet më parë, kurse pas shumë dorëheqjesh të prokurorëve akuza u përfaqësua nga prokurorët Elizabeta Imeraj, Mirela Cano dhe Leonard Filopati.

E ëma e Becchettit, Lilajna Kondomiti u dënua për pastrim parash me 8 vjet burg dhe njësoj Erjona Troplini, kurse italiani tjetër Mario de Renzis u dënua me 16 vite burgim.

Gjithë hetimi përfshin jo vetëm punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit por edhe mënyrën se si u legjitimua pjesëmarrja e një operatori tjetër Deutche Bank që solli kongrata të tjera me shoqëri që zotëroheshin nga nëna dhe vjehrra e Becchettit.

Hetimet treguan se de fakto administrator i shoqërisë Energji ishte Becchetti dhe se dy prej tyre kishin të njëjtat zyra, arkive, financier kurse dy të tjera ekzistonin të ndara vetëm në dokumente pasi në realitet ishin të njëjta. Sakaq Francesco Becchetti ka fituar një proces në arbitrazh. /Top Channel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME