Categories Lajme

I dënuar me 8 muaj burg për korrupsion në zgjedhje, kapet 47-vjeçari në Pukë

Vasil Shabani ka rënë në prangat e policisë në Pukë për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. 47 vjeçari ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burgim për korrupsion gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë.

“Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Vasil Shabani u arrestua nga policia në Prill të vitit 2021 pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit. Nën hetim u vu drejtuesi i LSI në Pukë Demir Syla.

Policia gjeti në ambientet e biznesit të tij një tjetër fletë të ngjashme me atë të votimit dhe një fletë të bardhë format ku ishin shkruar me lista emërore të dhënat personale të 27 personave, përfshirë këtu emër, atësi, mbiemër dhe numrat e ID. Sipas policisë, ata hartonin lista me emrat e qytetarëve duke u premtuar para në këmbim të votës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME