Categories Lajme

Shkatërrohen parmakët e urës së Mbrostarit, policia gjen një targë në vendngjarje, mister fati i makinës së aksidentuar

Një ngjarje ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si ura e Mbrostarit në Fier.

Parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po mundësohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur.

Efektivët zjarrfikës kanë krehur të gjithë zonën e rrjedhën e lumit, por në të nuk duket asgjë. Ndërkohë edhe policia e ndodhur në vendin e ngjarjes është duke marrë të gjitha shenjat e provat në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME